
Diten e premte me dt.19 dhjetor, ora 12, ne shkollen Luigj Gurakuqi u organizua ''Degjesa Publike'', ishin te pranishem drejtoret e shkollave dhe kopshteve te rrethit te Elbasanit ku u informuan mbi punen vjetore te DAR Elbasan.
Drejtoresha Znj.Jonida Cungu në fjalën e saj theksoj se ky vit ka qenë ndër më të rëndësishmit në jetën e arsimit. Reformimi i sistemit arsimor shoqëron punën tonë, e cila bëhet e sukseshme kur këto reforma përqafohen e mbështeten. Dhe nuk ka pse të mendohet ndryshe, kur përfituesit janë 38 353 nxënës të rrethit të Elbasanit, të cilët janë të ndarë në:
5888 fëmijë në kopësht 23070nxënës në arsimin bazë, 9395 nxënës në arsimin e mesëm nga të cilët 2305 nxënës në arsimin profesional. Të gjithë këta fëmijë janë besuar në duart e 2542 arsimtarëve, të cilët punojnë në 211 shkolla dhe kopshte në të gjithë rrethin dhe menaxhohen nga 147 drejtues institucionesh arsimore. Për herë të parë sot, drejtuesit e shkollave janë përzgjedhur përkundrejt konkurimit, ashtu si ligji e kërkon, duke ndërthurur bashkëpunimin me prindërit e mësuesit.
Për t’u njohur më mirë me gjendjen, fillimisht realizuam fotografimin e situatës. Vizitat në shumë shkolla të rrethit dhe përpjekjet pozitive për të sjelle arritje në cilësi, shoqëruan punën dinamike të këtij viti.
Në arsimin parashkollor për të përmirësuar cilësinë e shërbimit, u hapën 27 klasa përgatitore, nga 18 që ishin vitin e kaluar. Kjo falë një bashkëpunimi të mirë ndërmjet DAR dhe drejtuesve të institucioneve arsimore. Duke qenë dhe prioritet i MAS, punuam fort për rehabilitimin në kopshte të fëmijëve romë, egjiptiane dhe me AK, duke zbatuar programe individuale edukative, ku në qendër është vendosur bashkëpunimi me prindërit. Falë një planifikimi të orientuar, të gjitha kopshtet regjistruan 49 fëmijë romë dhe 26 me AK, me qëllim vendosjen e standartit të barabartë ndërmjet të gjithëve. Përthithja e fëmijëve në kopësht për këtë vit është më e lartë duke krahasuar nga totali i 5888 fëmijëve/1271 janë 3 vjeçar nga 5674 fëmijëve/1242 që ishin 3 vjeçar vitin e kaluar. Arsimi parashkollor u monitorua në mënyrë të vazhdueshme, duke mundësuar vijimin hapur gjatë gjithë vitit kalendarik. Ruajtëm numër të ekuilibruar të fëmijëve të regjistruar në kopshte, nga 26 fëmijë për grup në 24 të tillë, duke menaxhuar mbipopullimin dhe zbrazjen e grupeve.
Në bashkëpunim me pushtetin lokal dhe partnerët mbështetës të arsimit, arritëm të hapnim 3 kopshte të reja në varësi të shkollave (zona Kamican, Cërrujë, Bujaras) si dhe tri kopshte me drejtori të veçantë në Belsh, Mollas, Papër, për t’i ardhur në ndihmë prindërve dhe për t’i shërbyer proçesit edukativ, i cili ka themele të forta kur hidhen që në hapat e parë të fëmijërisë.
Arsimi bazë u përfshi në reformën për kornizën kurrikulare në dy prej shkollave të përzgjedhura, “N.Frashëri” dhe “Europa”. Përgjatë muajve të fundit u zhvilluan disa trajnime për të gjithë mësuesit e drejtuesit e shkollave pilot, me qëllim zhvillimin e kornizës të bazuar në kompetenca. Ky pilotim po ecën sukseshëm dhe ka patur vëmendje thelbësore nga DAR.
Duke vlerësuar vetëm nxënësin dhe qëllimin për të cilin punohet, u realizua me sukses dhe në mënyrë krejt transparente, përzgjedhja e tekstit, duke vënë në plan të parë mësuesin dhe prindin.
Këtë vit të ri shkollor u mundësua futja e gjuhës angleze për 230 nxënës, të cilët nuk përfitonin gjuhë të huaj. Bëhet fjalë për zonën e Belshit, ku numëroheshin 394 nxënës që nuk e kishin filluar ende studimin e nje gjuhe të huaj. Paralelisht u punua për hapjen e gjuhës së huaj të dytë në disa shkolla, të cilat deri vjet rezultonin me një gjuhë të huaj.
U punua për uljen e numrit të klasave kolektive nga 230 në 218. Duke pasur si pikësynim rajonizimin e shkollave , për të cilën kemi filluar dhe një studim mbi mundësitë reale që kemi për rajonizim, bashkuam në 5 raste shkollat vartëse me shkollat qendër, duke planifikuar njëkohësisht dhe ruajtjen e kuadrit mësimor, në komunat: Funar, Gracen, Bradashesh, Shalës dhe bashkinë Belsh.
Për t’iu afruar arsimit europian dhe standarteve aq të dëshiruara, sot rendisim 16 shkolla qendër komunitare, të cilat i japin një dimension tjetër jetës së nxënësit në shkollë, falë programit dhe planit të tyre. Në bashkëpunim me IZHA-n është zhvilluar një trajnim me perfaqësuesit e të gjiitha shkollave pilot të DAR Elbasan, ZA Librazhd, ZA Gramsh dhe ZA Peqin në mjediset e shkollës Vasil Kamami. Nga veprimtaritë e zhvilluara vihet re se jo vetëm komuniteti, por edhe mesuesit janë më optimistë se vetëm ky bashkëpunim i ndërsjelltë do të realizojë një arsim cilësor për nxënësin.
Prindërit e nxënësve të shkollave tona, u informuan me shkrim nga mësuesi për vijimin e fëmijëve të tyre, falë letrës informuese, e cila duhet të trajtohet me përgjegjësinë e duhur nga ana e drejtuesve dhe mësuesve, sepse informimi i vazhdueshëm forcon lidhjet ndërmjet shkollës dhe familjes.
Karta e performancës, një tjetër prioritet i MAS, pasqyroi renditjen e shkollave të rrehit të Elbasanit, e cila vendos përballë përgjegjësive më të mëdha stafet pedagogjike, të drejtuara nga Ju drejtues, për arritje më cilësore dhe sfida të reja. Çdo institucion arsimor ka mundësi të provojë veten dhe të krahasohet për arritjet apo minuset e veta.
Matuar Shtetërore 2014 ishte një sfidë, për të cilën mund të shprehesmi se e kaluam me pozitivitet. Falë angazhimit të gjithë DAR, drejtuesve dhe mësuesve, u menaxhua dhe mirëadministrua matura shtetërore, rezultat i së cilës ishin: 38 nota 10 në gjuhë shqipe dhe letërsi, 100 nota 10 në matematikë dhe 24 nota 10 në të dyja lëndët me zgjedhje, në total 162 nota 10, krahasuar me 196 të marra në vitin e kaluar. Ndryshim thelbësor pati dhe në vlerësimet minimale. Këtë vit 692 rezultuan mbetës, ndryshe nga viti i kaluar nuk e kemi. Kjo maturë edhe pse me një administrim të fortë, me qëllimin e vetëm që gjithkush të mbështetet në aftësitë dhe meritat e veta, solli si rezultat pozitiv renditjen e shkollës së mesme “Dhaskal Todri” si një ndër 10 shkollat më të mira në vend, duke shpresuar se vitin tjetër Elbasani do të përfaqësohet me më shumë shkolla në renditjen e më të mirëve.
Arsimi i mesëm ka përthithur këtë vit shkollor 93 % të nxënësve nga shkollat
9-vjecare, në krahasim me 90 % që ishte vitin e kaluar. Për herë të parë, në të gjithë shkollat e rrethit është monitoruar nga afër zbatimi cilësor I kurrikulës bërthamë dhe I asaj me zgjedhje të detyruar. Për një zbatim më të mirë e gjithë kurrikula e zbatuar për secilën shkollë është e konsultuar dhe e miratuar nga DAR.
Në qendër të punës sonë për këtë vit ka qenë dhe monitorimi i vazhdueshëm i gjithë institucioneve shkollore, ku është synuar përmirësimi dhe rritja e cilësisë së punës së drejtuesve dhe mësuesve, në dobi të nxënësve. U monitoruan pothuaj të gjithë institucionet arsimore për problemet e fillimvitit, infrastrukturës si dhe për planifikimin e mësuesve e drejtuesve. U monitoruan rreth 40% e institucioneve arsimore me platform të pjesshme, të plota dhe të orientuara. Një proces ky, i cili do të jetë gjithnjë në fokusin e punës sonë.
Për një mbarëvajtje sa më të mirë të procesit mësimor-edukativ, si dhe përgatitjes së nevojshme për drejtim dhe menaxhim, është realizuar me përgjegjësi trajnimi i stafeve pedagogjike dhe drejtuese dhe fuqizimi i rrjeteve profesionale të mësuesve.
Strategjitë: Në zbatimin e gjithë startegjive të përcaktuara nga MAS, është punuar fort në drejtim të: gjatë këtij viti ka patur një numër në rritje të fëmijëve që janë në bangat e shkollës. Sot janë 231 nxënës që vijojnë rregullisht, kundrejt ….….që ishin në vitin e kaluar. gjithashtu si rezultat i një bashkëpunimi më të mirë me pushtetin vendor dhe sidomos me komunitetin është arritur që ne bangat e shkollës të kemi 1211 nxënës të komunitetit egjiptian.
Programi “junior achievement” realizohet sot në 15 shkolla nga 3 të tilla që ishin vitin e kaluar.
Për herë të parë këtë vit shkollor u ngrit Komisioni multidisiplinar në rang DAR, i cili falë një pune të përkushtuar dhe të përgjegjshme, arriti të kryejë vlerësimin e fëmijëve me AK në shumë shkolla jo vetëm të qytetit, por dhe në bashkinë Belësh e Cerrik, komunat Shushicë, Shirgjan, Mollas, Gostimë etj. Sot kemi të shpërndarë në institucionet arsimore rreth 109 fëmijë me AK, të vlerësuara nga ky komision, në krahasim me 54 fëmijë që ishin vjet. Kjo falë synimit të DAR për zbatimin e DN dhe gjithë detyrimeve që rrjedhin nga ligji për integrimin e fëmijëve me AK.
Në mbështetje të MAS për fëmijët me AK, reflektuar dhe me Udhëzimin 38 “Për emërimin e mësuesve mbështetës”, DAR ,nëpërmjet këtij komisioni ka përfunduar studimin për numrin e orëve të nevojshme që një mesues ndihmës do të ketë për çdo nxënës me aftësi të kufizuar, janë përcaktuar nevojat e çdo fëmije me AK dhe është përpiluar lista e nevojave për secilin rast. Sipas këtij vlerësimi në rrethin tonë duhen 21 mësues mbështetës.
Një tjetër aspekt tejet i rëndësishëm i DAR, ka qenë dhe menaxhimi i burimeve njerëzore, i cili linte shumë për të dëshiruar. U realizuan konkurset per drejtues, nëndrejtues dhe mesues. Për herë të parë filloi zbatimi i ligjit të rekrutimeve me konkurs, i miratuar që në vitin 2011. Gjatë muajve qershor dhe gusht u realizua projekt plani për kuadrin dhe nevojave që do të kishin shkollat, në mbështetje të Udhëzimit nr.21. Realisht numri i mësuesve të cilët nuk arrinin të plotësoheshin me normë mësimore ishte relativisht i madh, rreth 155 mësues, të cilët rezultonin me 0 ngarkesë mësimore. Falë angazhimit të MAS, për rehabilitimin e cdo mësuesi, situate u tjetërsua pas daljes së Udhëzimit 44 “Për normat e reja mësimore”. DAR kreu studimin për nevojat që kishin shkollat dhe arritëm të sistemonim një numër të konsiderueshëm mësuesish pa ngarkesë mësimore. Në zbatim të këtij udhëzimi, si dhe falë bashkëpunimit me të gjithe drejtuesit e shkollave, rehabilituam në profilin e tyre 54 mësues, të cilët nuk plotësonin normën, duke bërë të mundur kalimin e tyre në dy shkolla. Njëkohësiaht përvijuam studimin për mësuesit e edukimit-fizik, mbi nevojat që ka cdo shkollë në lidhje me këtë profil, duke krijuar dhe mundësi punësimi për këto mësues. Emërimet e këtij profili u realizuan përkundrejt konkurseve të hapura dhe krejt transparente, ashtu si ju jeni dëshmitarë.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua dosjeve personale të çdo mësuesi, duke krijuar të dhëna të sakta mbi formimin profesional të gjithkujt. Po në të njëjtën mënyrë është vepruar dhe për mësuesit në listën e pritmërisë. Përgjatë një periudhe 1-vjeçare u regjistruan në listën e pritmërisë 1300 individë, të cilët u kontaktuan gjatë takimeve sipas ditëve të përcaktuara në DAR. Këto të dhëna do të shërbejnë për të formuar dhe databazën e punonjësve të DAR Elbasan.
Nga studimet e kryera nëpërmjet programimit dhe planifikimit u realizuan:
- Ulja e nr të mësuesve që udhëtojnë jashtë qytetit
- Përmirësimi i kuadrit në cdo shkollë, duke u fokusuar te profilet matematike-fizikë dhe bio-kimi.
- Subvencionimi i librit ne 98.9% të nxënësve.
- Me fondin e MAS janë shpërndarë mjete didaktike-mësimore për klasat përgatitore pilot me vlerë prej5.800.000.
- Përfundimi i investimit të shkollës “Xhaferr Hakani” pas fondit të lëvruar nga MAS.
- Rikonstruksioni total i shkollës 9-vjeçare Belësh me një fond prej 65.000.000
- Ndërtimi i 5 terreneve sportive pranë shkollave të qytetit me një fond po të MAS.




