Në kuadrin e projektit Shkolla Qendër Komunitare më datë 12 nëntor 2014 u zhvillua një takim pune na ambjentet e gjimnazit ’’Vasil Kamami’’, nën drejtimin e specialisteve të IZHA-s, Zj.Albana Markja dhe Evis… . Në këtë takim morën pjesë 23 mësues nga shkollat pilot të DAR Elbasan, ZA Gramsh, Peqin dhe Librazhd. Materiali teorik dhe shkëmbimi i përvojave u ndoqën me interes nga pjesëmarrësit. Qëllimi i këtij trajnimi ishte që cdo shkollë të përcaktojë nevojat e nxënësve, të komunitetit përkatës dhe të aplikojë veprimtari sipas mundësive dhe kushteve reale. Synimi i këtij projekti është shtrirja e tij në të gjitha shkollat. Në faqen e cdo Zyre Arsimore do të pasqyrohen veprimtari të ndryshme që do ti shërbejnë shkëmbimit të përvojave. Falenderojmë për mikpritjen drejtoreshën e gjimnazit Vasil Kamami, znj Elisabeta Myftari.
