Print
Hits: 12003

Njoftim: Për zhvillimin e olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe, klasa e 9-të në AMU përvitin shkollor 2024-2025.

Fazat e zhvillimit të olimpiadës

◉       Olimpiada e gjuhës shqipe për klasat e 9-ta do të realizohet në 4 faza:

◉       Faza I – nivel shkolle – 11 mars 2025, ora 09:00 – 11:00

◉       Faza II – nivel ZVAP – 20 mars 2025, ora 10:00 – 12:00

◉       Faza III – nivel shteti – 27 mars 2025, ora 10:00 – 12:00

◉       Faza IV – nivel ndërshtetëror – 10 prill 2025, ora 10:00 – 12:00

Modalitete të zhvillimit të olimpiadës

◉       Olimpiada realizohet me shkrim.

◉       Testet bazohen në kornizën e programeve të gjuhës shqipe miratuar nga MAS/MASHTI.

◉       Testi përmban 50 pikë.

◉       Testimi zgjat 2 orë.

Kriteret e pjesëmarrjes në olimpiadë

◉       Në fazën e parë marrin pjesë nxënësit që kanë të paktën notën 8 (tetë) në klasën pararendëse.

◉       Në fazat e tjera marrin pjesë nxënësit që kanë fituar të paktën 65% të pikëve (32.5 pikë) në fazën pararendëse.

◉       Për pjesëmarrjen e nxënësve në çdo fazë merret paraprakisht miratimi i personave që ushtrojnë përgjegjësinë prindërore

Shpallja e fituesve për çdo fazë

◉       Vendi i parë: 85%-100% të pikëve (42.5 pikë - 50 pikë)

◉       Vendi i dytë: 75%-84% të pikëve (37.5 pikë - 42 pikë)

◉       Vendi i tretë: 65%-74% të pikëve (32.5 pikë – 37 pikë)

Faleminderit.